Chelsea ofron Batshuayin plus të holla për Bakayokon

Futboll

Chelsea ofron Batshuayin plus të holla për Bakayokon

Më: 9 qershor 2017 Në ora: 00:06
Tiemoue Bakayoko

Chelsea mund të përdorë Michy Batshuayin në një ofertë për mesfushorin e AS Monacos, Tiemoue Bakayoko.

Sipas mediumit francez, Buzzsport, Monaco është gati të bëjë biznes në rreth 30 milionë funte, por nuk do të preferonte të shiste francezin në një skuadër rivale vendase.

Dhe ata sugjerojnë se Chelsea mund të vjedhë një marshim ndaj rivalëve të Manchester Unitedit duke përfshirë sulmuesin 23-vjeçar, Batshuayin, si pjesë e marrëveshjes.

Reprezentuesi belg iu bashkua skuadrës Blu nga Marseille për 33 milionë funte vetëm verën e kaluar.

Por, Batshuayi luftoi seriozisht për minutat e lojës në sezonin e tij të parë në Stamford Bridge, pasi Diego Costa ishte zgjedhja e parw e Antonio Contes.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat