Ndryshime te FC Shkupi, Ikën Ademi vjen Bunjaku

Futboll

Ndryshime te FC Shkupi, Ikën Ademi vjen Bunjaku

Më: 8 qershor 2017 Në ora: 15:06
Ejup Ademi

Pas vendimit të marrë nga FFM-ja, që kryetari i FC Shkupi Ejup Ademi të pezullohet për një vit nga futbolli dhe mos pasje të drejtë të kryejë çfarë do postin në futbollin vendor, ai është detyruar të braktis posrtin e kryetarit duke e emëruar kryetar të klubit Omer Bunjakun. Mes tjerash tani më ish-kryetari i FC Shkupi, Ejup Ademi në faqen zyrtare të klub ka shkruar lidhur me largimin e tij.

“Do të doja t’i uroja fat pasuesit tim Omer Bunjaku, i cili është rritur me këtë klub, si dhe të gjithë pjesëtarëve dhe personelit që punojnë në stadiumin e Çairit dhe për të mirën e FC Shkupit, duke na gëzuar me të arritura më të mëdha që nga sezoni i ri. Unë premtoj se edhe pse nuk do të jem i kyçur direkt, me mundësitë e mia do të jem në ndihmë të kryesisë së re dhe klubit”, ka shkruar Ademi në faqen zyrtare të klubit Shkupi.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat