Gashi: Nuk e menduam se do të na del kaq vështirë!

Futboll

Gashi: Nuk e menduam se do të na del kaq vështirë!

Nga: Kemajl Goca Më: 7 qershor 2017 Në ora: 19:40
Qëndrim Gashi në aksion

Para pak ditëve përfundoi edicioni në elitën e futbollit të Kosovës, e cila ka pasur mjaft befasi sidomos kur Ferizaj humbë statusin e Superligës, pasi pësoi disfatë me penallti 3:2 (në barazh, 0:0 në kohë të rregullt, 1:1 pas vazhdimeve) nga Vllaznia e Pozheranit. Pa dyshim se edicioni i ri do të jetë më i pasur me dy klubet me renome, si Flamurtari i Prishtinës dhe Vëllaznimi nga Gjakova, të cilat u kthyen pas një kohe në elitë, ndërsa do të ndjejë mungesën e Trepçës nga Mitrovica, gjithsesi edhe te Ferizajt.

Në fakt, rikthehet edhe derbi i madh i Rrafshit të Dukagjinit ndërmjet Lirisë nga Prizreni dhe Vëllaznimit, derbi që moti i mungon elitës. Sulmuesi i Lirisë, Qëndrim Gashi, shprehet se vërtet ka qenë një edicion shumë i vështirë, megjithatë e vlerëson që zunë pozitën e tetë me 37 pikë dhe i shpëtuan më të keqes. “Mendoj se në fillim nuk e kemi menduar që do të na del kaq vështirë, duke e parë se kishim shumë lojtarë cilësorë. Por me ndërrimin e disa trajnerëve, mendoj që kemi anashkaluar vështirësitë”, tha Gashi për gazetën kombëtare “Bota sot”. A ishte një nga kampionatet më të vështira? “Mendoj se po, sepse Liria si Liri nuk e meriton me qenë për ekzistencë”, tha ai.  22-vjeçari i cili ka qenë edhe pjesë e kombëtares...

(Tekstin e plotë mund ta lexoni të enjten në publikimin e shtypur të gazetës kombëtare “Bota sot” në Kosovë)

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat