Bunjakit po i numërohen ditët

Futboll

Bunjakit po i numërohen ditët

Nga: Nexhmedin Bunjaku Më: 6 qershor 2017 Në ora: 15:29
Nexhmedin Bunjaku

Debate

Ndeshja e ardhshme kundër Kombëtares së Turqisë është sprova dhe shansi i fundit për përzgjedhësin Bunjaki dhe shtabin e tij teknik.

Se sa dije dhe profesionalizëm ka treguar ky përzgjedhës, e kem pa ne te kaluarën, por kulmin e një “analfabeti te futbollit”, e tregon me mos ftesën e Celinës i cili shkëlqeu në kampionatin Holandez (Twente).

Rezultatet katastrofale në garën e kualifikimeve për Kampionatin Botëror - Rusia 2018, dhe kalkulimet kontroverse dhe jo produktive me futbollist, janë dëshmi bindëse për opinionin por edhe për vetë kryetarin dhe bordin e FFK-s, së ky përzgjedhës dhe komplet shtabi i tije teknik, pas ndeshjes dhe humbjes s[ sigurt, të ndeshjes së ardhshme, duhet te shkarkohen.

Është koha e fundit që të ndërmerret hap i rëndësishëm për formimin e një përfaqësuese që do të na përfaqësonte me denjësisht si shtet e udhëhequr nga një shtab teknik profesionist, sepse, futbollistët profesionist shqiptarë që luajnë nëpër klube të ndryshme profesionale në Evropë, duhet te udhëhiqen po ashtu edhe nga një shtab teknik profesional dhe me përvojë profesionale, gjë që i mungon shtabit dhe vete përzgjedhësit te tashëm.

Çdo zhagitje e largimit te përzgjedhësit Bunjaki, len pak, apo fare pak hapësirë për të shpresuar për një perspektiv apo një të ardhme të ndritur të përfaqësueses së Kosovës.

Ndeshja kundër Kombëtares së Turqisë sipas gjitha gjasave do e fundose demagogjinë e Bunjakit qe po e përdorë tash e sa vite, do e fundosëë programin avancues të tij, që për opinionin edhe pas sa viteve është i panjohur, por bashkë me ta do fundosen edhe përkrahësit e tij të interesit të ngushtë personal.

Nuk po mund të i dëshirojë përfaqësueses se Kosovës fat, sepse kur ke potencial por nuk din apo nuk ke aftësi ta menaxhosh mire, atëherë edhe fati ta kthen shpinën.

Albert burrë Albert dhe tërhiqu për të mirën e përfaqësueses nëse e do pak, apo bëhu burrë o Fadil dhe shkarkoje përzgjedhësin së paku për hir të atyre futbollistëve shqiptarë profesionist që po udhëhiqen nga një ”amator i moderuar”, kështu që ju të dy së bashku mos na mbani peng në vendin e 175 në ranglistën e FIFA-s.

Autori është ish-futbollist i Dritës nga Gjilani dhe ish-gjyqtar i futbollit

Qëndrimet nuk janë të redaksisë, përgjegjesia është e autorit

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat