Pozherani në festë, Ferizaj në zhgënjim

Futboll

Pozherani në festë, Ferizaj në zhgënjim

Nga: Kemajl Goca Më: 5 qershor 2017 Në ora: 10:53
KF Vllaznia

I madh dhe i vogël jetojnë me futbollin në qytezën e Pozheranit.  Tifozët ‘Tigrat’ dhe banorët e kësaj qyteze festuan pothuajse tërë mbrëmjen e të shtunës suksesin historik të klubit të futbollit Vllzania, e cila është anëtar i ri i Vala Superligës së Kosovës. Vllaznia u ngjit në elitë falë fitores me penallti me rezultat 3:2 kundër Ferizajt, pasi ndeshja e barazhit në kohën e rregullt përfundoi baras, 0:0 dhe as pas vazhdimeve dy herë nga 15 minuta nuk pati fitues, por u mbyll 1:1, në sfidën që u luajt më stadiumin ‘Riza Lushta’ në Mitrovicë, ku ishin të pranishëm mbi 3 mijë shikues. Te Vllaznia festë, te Ferizaj zhgënjim e lot.

Vllaznia është themeluar në vitin 1973 dhe pas 44 vjetësh janë pjesë e rangut më të lartë.  Lirian Ferati, sulmues i Vllaznisë, vërtet kishte emocione të mëdha, por ndjehet krenar për këtë sukses të madh. “Vllaznia në elitë? Është një histori e madhe për të gjithë, ne kemi punuar për të arritur qëllimin, inkuadrimin në Superligë. Megjithatë në ndeshjen e barazhit kemi luajtur pa kurrfarë presioni, por unë mendoj që edhe fati na ka përcjell, që është një fjalë: Fati i përcjell trimat. Thënë shkurt ishim me fat”, tha Ferati për gazetën kombëtare “Bota sot”.  Kur shënuat golin e epërsisë, a menduat se siguruat kalimin në elitë? “Shënova gol dhe menduam...

(Tekstin e plotë mund ta lexoni të hënën në publikimin e shtypur të gazetës kombëtare “Bota sot” në Kosovë)

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat