Chelsea kërkon Dani Alvesin

Futboll

Chelsea kërkon Dani Alvesin

Më: 4 qershor 2017 Në ora: 18:10
Chelsea-logo

Mbrojtësi Dani Alves në vitet e fundit të karrierës, mund të nis një aventurë të re në Premierligë.

Braziliani që po konsiderohet si mbrojtësi më i mirë në botë në krahun e djathtë, po kërkohet nga Chelsea.

Alves ka luajtur në nivele të larta në sezonin e parë te Juventusi, duke e ndihmuar këtë skuadër në arritjen në finale të Ligës së Kampionëve.

Trajneri Conte është i bindur se 34 vjeçari mund të ruaj këtë formë falë formës fizike që ka, dhe se ai do të ndihmonte shumë Chelsean në Ligën e Kampionëve në edicionin e ri.

Alves te Juventusi është transferuar verën e kaluar, pas qëndrimit prej tetë vitesh te Barcelona.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat