Drita mbetet në elitë, Dukagjini i zhgënjyer

Futboll

Drita mbetet në elitë, Dukagjini i zhgënjyer

Nga: Kemajl Goca Më: 4 qershor 2017 Në ora: 17:51
Pamje nga një ndeshje

Drita nga Gjilani siguroi mbetjen në elitën e futbollit, e cila e mundi me rezultat 2:1 Dukagjinin e Klinës, në ndeshjen e vlefshme të barazhit, e cila u zhvillua në stadiumin ‘Riza Lushta’ në Mitrovicë, ndeshje mjaft e  mirë dhe e përcjellë nga rreth 3000 mijë shikues, gjithçka mori fund për Dukagjinin në minutën e fundit kur Alban Shillova shënoi për fitoren e klubit nga Gjilani.

Në minutën e 34-të, Emanuell Zallaj shënoi për 1:0 në favor të Dukagjinit, por Drita e barazoi në periudhën e dytë me golin e Semir Zenelit. Në minutën e 90+1, Shillova është hero i skuadrës së tij, 2:1 dhe mbeten në elitë, kurse Dukagjini duhet të vazhdojë edhe me tej në Ligën e Parë. Duhet theksuar se në periudhën e dytë të lojës, gjyqtari Fatmir Tahiri ka ndëshkuar me kartonin e kuq, portierin Visar Haxhiaj te Dukagjinit, për çka ia vështirësoj punët shumë e cila u reflektua edhe në lojë, edhe pse Drita ka qenë më e mirë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat