Juventusi ngushëllohet: Ja milionat që mori nga Champions-i

Futboll

Juventusi ngushëllohet: Ja milionat që mori nga Champions-i

Më: 4 qershor 2017 Në ora: 12:42
Finalja

E vështirë të rinisesh pas humbjes së dy finaleve në tre vjet, e disata në historinë bardhezi në Champions. Por sezoni i Juventus-it në Ligën e Kampioneve ka qenë gjithsesi për t’u lavdëruar, pavarësisht dështimit në aktin final të kompeticionit, në Kardif, ndaj Real Madrid-it të ish-ëve Morata dhe Zidane. Juventus-i do të mbetet me shumë mundësi në vitet e ardhshme skuadra italiane e aftë të luftojë në vazhdimësi për fitoren në Champions, për të qëndruar më majat e turneut. Kjo edhe falë të ardhurave të konsiderueshme, mes lëvizjeve të suskesshme në merkato dhe menaxhimit të mirë të Allegri-t, Marotta-s, Paratici-t dhe Agnelli-t.

Për sa i takon të ardhurave, është për t’u nënvizuar se Juventus, pavarësisht humbjes në finale, ka fituar plot 129 milionë euro në këtë sezon të Champions League-s: falë “market-pool”, (“Market Pool” varet nga shtetet e kualifikuara në fazën finale dhe nga shuma që këto shtete paguajnë për të drejtat e televizive), dhe shitjes së biletave në Stadium ka rritur edhe më distancën me klubet e tjera të Serie A. Fitorja e Juve-s do të kishte shumë vlerë për lavdinë e vetë klubit, që humbi shansin të  rikthente pas 21-vjetësh në Torino trofeun më madhor për klube në Europë, por gjithashtu të prekte historinë duke marrë tre-trofetë. Në terma ekonomikë bardhezinjtë do të kishin fituar vetëm 4 milionë e gjysmë euro më shumë në rast se do të kishin mundur Real Madrid-in në Kardif.

50,7 milionë euro nga rezultatet e arritura, 28 milionë nga “market-pool” në Serie A, 32 nga “market-pool” në Champions League, plus 17 të arkëtuara nga gjashtë ndeshje në Stadium, i cili nga 1 korriku do të quhet Allianz Stadium, dhe një milionë nga sponsori Jeep. Nëse diferenca mes fitores dhe humbjes në finalen e Kardifit ishte veçse disa milionë, Juventus-i ka humbur shansin të merrte disa të tjerë nëse do të luante në Superkupën e Europës dhe Botërorin për Klube: dy trofe që jo vetëm pasurojnë arkivin, por sjellin miliona euro të rëndësishme. Me 129 milionë në 2016/2017 Juventus-i do të provojë sërish: jo vetëm me të famshmet dhe të suksesshmet investime me kosto zero, por mbi të gjitha duke shpenzuar shifra të mëdha në merkato për të synuar edhe njëherë, fitoren e trofeut të mallkuar. Këtë herë në sezonin 2017-2018.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat