Kombëtarja e femrave dy miqësore me Slloveninë

Futboll

Kombëtarja e femrave dy miqësore me Slloveninë

Më: 3 qershor 2017 Në ora: 13:48
Në të dyja duelet, hyrja për të gjithë tifozët do të jetë falas.

Dy teste të rëndësishme për Kombëtaren Shqiptare të Femrave. Skuadra e trajnerit Armir Grima merr konfirmimin për dy 90 minutësha testues gjatë muajit Qershor kundër Kombëtares së Sllovenisë. Sipas komunikatës së publikuar nga FSHF, të dyja ndeshjet do të luhen në Shqipëri. Sfida e parë mes dy skuadrave do të zhvillohet në datën 6 Qershor në stadiumin “Elbasan Arena”, ndërsa 3 ditë më pas në “Selman Stermasi” dy skuadrat do të zbresin sërish në fushë për të testuar organikat respektive.

Në të dyja duelet, hyrja për të gjithë tifozët do të jetë falas. Ajo që bie në sy nga lista e publikuar prej trajnerit Grima është miksimi i lojtarëve nga Kapionati Shqiptar, ai i Kosovës dhe disa elementë cilësorë nga kampionatet e huaja. Në listë fiugurojnë plot 8 lojtare të Vllaznisë që këtë sezon fitoi titullin e katërt rresht por edhe dy lojtare të Kinostudios. Lista përbëhet nga 19 lojtare dhe dy testet e radhës janë shumë të rëndësishme për të provuar forcën e kësaj skuadre që ka fituar të drejtën për t’u ndeshur në fazën eliminatore të Botërorit 2019. Shqipëria është shortuar në Grupin 2 bashkë me Bjellorusinë, Poloninë, Skocinë dhe Zvicrën. Ndeshjen e parë vajzat kuqezi do ta luajnë në Shqipëri përballë Kombëtares së Zvicrës në datën 15 Shtator.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat