Presidenti i Interit tregon skuadrën që dëshiron ta fitoj Ligën e Kampionëve

Futboll

Presidenti i Interit tregon skuadrën që dëshiron ta fitoj Ligën e Kampionëve

Më: 2 qershor 2017 Në ora: 16:03
Presidenti i Interit, Erick Thohir

Presidenti i Interit, Erick Thohir ka pranuar se dëshiron që Juventusi të fitojë finalen e Ligës së Kampionëve, por i referohet atyre si “klubi italian”.

Thohir bashkohet me ish-pronarin e Milanit, Silvio Berlusconi, duke mbështetur publikisht Juven para Real Madridit për ndeshjen e së shtunës, por me sa duket nuk e ka përmendur Juvem nga besnikëria ndaj Interit.

“Sigurisht që unë do të mbështes klubin italian sepse ata janë sigurisht një ekip i mirë dhe me këtë Serie A do të përmirësonte imazhin e tij”, ka thënë Thohir për shtypin indonezian, raporton Calciomercato.com.

“Reali ka forcën e tyre, por kurrë nuk ka qenë një kampion për dy sezone të njëpasnjëshme në Ligën e Kampionëve”.

“Nëse do ta bënin, do të ishte një rezultat i mrekullueshëm, por shpresojmë që Serie A të rritë imazhin e saj në botë pas tre Kupave evropiane të fituara nga Interi dhe shtatë nga Milani”, përfundoi indoneziani.

Ndryshe, finalja zhvillohet nesër(e shtunë) me fillim nga ora 20:45 në qytetin e Cardiffit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat