Juventus ndërron emrin e stadiumit

Futboll

Juventus ndërron emrin e stadiumit

Më: 1 qershor 2017 Në ora: 23:55
Stadiumi

Klubi italian ka arritur marrëveshje për ndryshimin emrit të stadiumit.

Juventus ka bërë të ditur nëpërmjet faqes së saj zyrtare se nga 1 korriku, stadiumi që pret ndeshjet e bardhezinjve nuk do të quhet më Juventus Stadium.

Me të filluar nga muaji i ardhshëm ai do të njihet si Allianz Stadium, falë marrëveshjes së sponsorizimit me kompaninë që mban këtë emër.

“Që nga 1 korriku i ardhshëm, për sezonin 2017-2018, e deri më 30 qershor 2023, ‘Allianz Stadium’ në Itali do t’i bashkohet familjes së stadiumeve në botë e cila duke filluar që nga viti 2005 përmban ‘Allianz Arena’ të Munihut. ‘Allianz Stadium’ të Sidneit, ‘Allianz Park’ të Londrës, ‘Allianz Riviera’ të Nicës, ‘Allianz Parque’ të Sao Paolos dhe ‘Allianz Stadion’ të Vjenës”, shpjegohej në komunikatën e klubit nga Torino.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat