KF Besa: Pafytyrësia nuk ka kufi

Futboll

KF Besa: Pafytyrësia nuk ka kufi

Nga: K.G. Më: 1 qershor 2017 Në ora: 12:03
KF Besa

Klubi i futbollit Besa nga Peja ka goditur disa, por në anën tjetër ka kërkuar të shpallet edhe klubi më Fair - Play. “Në postimin e parë ‘Tigri’ duke shpekullu dhe trillu opinionin futbolldashës kosovar. Ndërsa në postimin e dytë "Lepuri" duke demantu "Tigrin".

Ti se pari është dashtë deri me tani me dalë publikisht me kërku falje ndaj KF Besa dhe dashamirëve të futbollit kosovar. Por nga ti nuk pritet ndonjë gjest normal, sepse ti je mësu me pas punë me kullera ndërsa, ne të treguam se ne jemi burra dhe i mbrojmë e luftojmë për ngjyrat e klubit.

Le të jetë kjo hera e fundit kur ti trillon dhe shpekullon për Besën, sepse në të kundërten ata dy avokatët tu nuk do të kenë mundësi me të mbrojt ty nga paditë që do të ngriten ndaj teje për demtim të qellimshem të imazhit të klubit tonë.

Presim të shpallemi nga FFK si klubi me #Ferplay i kampionatit sepse, nuk komprometuam garat por luftuam dhe triumfuam ndaj të gjithëve”, thuhet nga KF Besa.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat