Tifozët e Tiranës rrethojnë shtëpinë e presidentit në mes të natës

Futboll

Tifozët e Tiranës rrethojnë shtëpinë e presidentit në mes të natës

Më: 1 qershor 2017 Në ora: 00:40
Forca policie janë vendosur para shtëpisë së Halilit

Tifozët e Tiranës, “Fanatics” u rikthyen në stadium mbrëmjen e së mërkurës, por jo për të mbështetur ekipin.

Ata vazhduan protestën e nisur në drekë para dyerve të Bashkisë duke kërkuar me ngulm largimin e Presidentit Hailili.

“Tregohu i sinqertë, pranoje që je mashtrues”, ishte kjo banderola që ata hapën në stadiumin “Elbasan Arena”, kundrejt Halilit.

Ndërkohë, vetëm pak minuta më parë, dhjetra forca policie janë vendosur para shtëpisë së Halilit, për shkak se qarkulloi lajmi se tifozat “kishin marrë udhën” për të shkuar te vila e tij.

Me sa duket, i alarmuar nga kjo situatë, presidenti ka njoftuar “përforcimet” e policisë së shtetit.

E megjithatë, duket se "Fanatics", nuk kanë ndërmend të ndalen...

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat