Bashkëshortja e Selman Stërmasit: Selmani donte më shumë Tironën, sesa mua

Futboll

Bashkëshortja e Selman Stërmasit: Selmani donte më shumë Tironën, sesa mua

Më: 29 maj 2017 Në ora: 06:41
Nezihat Stermasi

Ndoshta as vetë mund të mos e kishte menduar se do të jetonte edhe më shumë se sa skuadra e Tiranës në Superligë, skuadra që bashkëshorti i saj themeloi dhe drejtoi i pari në sukseset e fillesës.

Nezihat Stermasi, bashkëshortja e Selman Stërmasit, edhe pse sot është 97 vjeç, e të njëjtës ditëlindje me Sport Klub Tiranën, tregon se shtëpia e tyre ishte selia e parë nga ku drejtohej klubi bardheblu.

“Këtu vinin të gjithë lojtarët e Vllaznisë, Korçës, Vlonës. Unë gatuaja për 10-20 veta, që i sillte Stërmasi, se kjo dhomë ishte si han. Flinin, hanin dhe më pas të nesërmen shkonin për të luajtur”, shprehet Nezihat Stërmasi.

Ka qenë gjthçka për familjen Stërmasi, skuadra bardheblu, deri kur politika Selmanin e hoqi nga drejtimi dhe shkak ishte ndryshimi i emrit nga Sport Klub Tirana, në 17-Nëntori, një emër i papranueshëm për të.

“E gjeta në shtëpi, qante si fëmijë e thoshte, çfarë bëra, përse me hoqën”, kujton bashkëshortja e Selman Stërmasit.

Pyetjes nëse ‘Selmani të donte më shumë ty apo Tironën?’, Nezihati i përgjigjet: “Tironën…Tironën…”!

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat