Javën e ardhshme mësohet e ardhmja e Arsene Wenger

Futboll

Javën e ardhshme mësohet e ardhmja e Arsene Wenger

Më: 27 maj 2017 Në ora: 22:00
Arsene Wenger

Arsene Wenger ka bërë të ditur se shumë shpejtë do të mësohet e ardhmja e tij.

Trajneri francez ka gëzuar një tjetër sukses me Arsenalin, duke e fituar FA Cup, ku në finale mposhtën Chelsean 2:1.

Pas ndeshjes, Wenger ka deklaruar se javën e ardhshme do të dihet e ardhmja e tij.

“Ne kemi një takim me bordin të martën, dhe të mërkurën apo të enjten, çdo gjë do të bëhet e qartë për të ardhmen time”, ka deklaruar Wenger për ‘BBC’ pas ndeshjes.

Kujtojmë se Wenger përgjatë këtij sezoni ka kaluar në një presion të madh, ku është kërkuar largimi i tij nga tifozët e Arsenalit në pothuajse çdo ndeshje.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat