Inter, Di Maria është goditja e madhe në merkato

Futboll

Inter, Di Maria është goditja e madhe në merkato

Më: 27 maj 2017 Në ora: 02:56
Di Maria

Angel Di Maria gjithnjë e më pranë Interit. Do të jetë argjentinasi i Paris Saint Germain, goditja e madhe e zikaltërve në merkato.  Është e bindur për këtë e përditshmja italiane Corriere Dello Sport, që në titullin kryesor të kësaj të Premteje ka vendosur pikërisht mesfushorin e La Selecion i cili është vetëm një hap larg kalimit te Interi.  Për Di Marian interesohet edhe Juventusi por Interi është në avantazh krahasuar me bardhezinjtë pasi ka bërë hapa konkretë dhe shumë shpejtë ndodshta do të zyrtarizohet edhe transferimi i 29-vjecarit në Milano.

Pasi e provoi veten fillimisht në kampionatin portugez me Benficën ku u konfirmua si një talent i jashtëzakonshëm Di Maria bëri më pas hapin e madh në karrierë me transferimin te Reali i Madridit. Me Los Blancos, Di Maria fitoi gjithcka, duke zgjedhur më pas Manchester United, skuadër tek e cila nuk u përshtat dot dhe qëndroi për vetëm një vit. Ndërkohë pas 2 sezoneve te Paris Saint Germain në Francë, Di Maria është gati të provojë një aventurë të re në një kampionat tjetër duke zgjedhur Serinë A dhe pikërisht Interin për të vazhduar karrierën. Kartoni i argjentinasit për të cilin skuadra zikaltër ka mundur jo vetëm konkurencën e Juventusit por edhe atë të Barcelonës do ti kushtojë klubit zikaltër 50 milionë Euro. Futbollisti i përfaqësues argjentinase pritet të firmosë një kontratë 4-vjecare me Interin, ku mbetet për të përcaktuar vetëm paga që do të përfitojë Di Maria.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat