Lamtumirë elitë

Futboll

Lamtumirë elitë

Nga: Kemajl Goca Më: 26 maj 2017 Në ora: 18:44
Pamje nga një ndeshje

Trepça nga Mitrovica nuk është hera e parë që humbë statusin në elitën e futbollit. Skuadra me renome bie nga elita, në fakt është një zhgënjim i madh për tifozët e saj, ‘Torcida’. Trepça ka vite që nuk mundet të organizohet ashtu si duhet dhe që të jetë një skuadër stabile në Superligën e Kosovës.

Mitrovicasit zhvilluan takimin e fundit në elitë, ku para shikuesve të saj, pësuan humbje me rezultat 5:3 nga Gjilani, në kuadër të javës së fundit përkatësisht 33-të. Një ndeshje me kthesa në rezultat dhe pa ngarkesë për asnjërën palë. Vendasit ishin dy herë në epërsi, 2:0 dhe 3:2, por Gjilani këndellet dhe ia doli të triumfoi me 4:3. Gjilani aktualisht është në vend të gjashtë me 48 pikë, kurse Trepça përfundoi në pozitën e 11-të me 23 sosh.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat