James dhe Pepe afër Interit

Futboll

James dhe Pepe afër Interit

Më: 26 maj 2017 Në ora: 00:08
James Rodriguez

Sportitalia pretendon se Interi janë afër një transferimi të dyfishtë për yjet e Real Madridit, Pepe dhe James Rodriguez.

Sipas stacionit televiziv italian, Nerazzurët janë në negociata të avancuara për dyshen, megjithëse në rrethana shumë të ndryshme.

Ka pasur tashmë raporte të shumta për një marrëveshje me Pepen, pasi mbrojtësi 34-vjeçar është jashtë kontratës këtë verë dhe do të ishte një agjent i lirë për të sjellë përvojë të vlefshme në San Siro.

James, nga ana tjetër, është nën kontratë deri në vitin 2020, por gjithnjë e më shumë i frustruar në mungesën e kohës së lojës nën Zinedine Zidane.

Manchester United ka qenë i lidhur ngushtë me një sulm për yllin kolumbian, i cili i mbush 26 vjet në korrik, por mund të heqë atë interes në favor të Antoine Griezmann të Atletico Madridit.

Real Madridi ka paguar 75 milionë euro për të marrë atë nga Monaco në vitin 2014, por ai ka luftuar për të përmbushur ato parashikime, këtë sezon duke kontribuar me 11 gola dhe 13 asistime në 33 ndeshje konkurruese.

Të dy, James dhe Pepe ndajnë të njëjtin agjent – Jorge Mendes dhe kjo mund t’i ndihmoj Interit pasi drejtuesit kinezë thuhet se kanë raporte të ngushta me portugezin.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat