Vokrri: Shumë breza do ta kujtojnë veprën e Simnicës

Futboll

Vokrri: Shumë breza do ta kujtojnë veprën e Simnicës

Më: 24 maj 2017 Në ora: 16:17
Fadil Vokrri

Trajneri i mirënjohur llapjan, Emin Simnica, ka ndërruar jetë, duke pikëlluar gjithë dashamirët e futbollit e më gjerë. “E nderuara familje e Emin Simnicës! Me pikëllim të thellë morëm lajmin për vdekjen e Emin Simnicës, ndaj ju lutem që në emrin tim, Komitetit Ekzekutiv, klubeve dhe adhuruesve të futbollit, me lejoni t’u shpreh ngushëllimet më të sinqerta dhe më të thella familjes, klubeve ku ai punoi, Llapi, 2 Korriku, Hysi dhe së fundmi Ramiz Sadiku.

Kontributi i Eminit ishte jashtëzakonisht  i madh dhe shumë dimensional në futbollin e Kosovës, sidomos pas pavarësimit, duke kaluar nëpër shumë sfida dhe duke mbajtur gjallë frymën për një futboll të pavarur. Shumë breza do ta kujtojnë veprën dhe virtytet e tij, prej edukatori të futbollit dhe një njeriu të qetë, të dashur dhe këmbëngulës në synimet e popullit shqiptarë. Në këto momente të vështira jemi pranë jush, për ta përballuar dhimbjen dhe humbjen e njeriut më të dashur për ju”, shpreh ngushëllime Fadil Vokrri, kryetar i FFK-së.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat