Pique: Juve meriton tripletën. “Topi i Artë” për Buffon

Futboll

Pique: Juve meriton tripletën. “Topi i Artë” për Buffon

Më: 23 maj 2017 Në ora: 13:20
Pique

“Juventusi e meriton triumfin e trefishtë”. Këto janë fjalët e mbrojtësit të Barcelonës, Gerard Pique, i cili ka dhënë parashikimin e tij për finalen e Champions League. Pique shprehet se ky takim do të jetë përballja e dy ekipeve të mëdha, por për katalanasin ata që vijnë si favoritë janë bardhezinjtë.


“Në finale do të jenë dy skuadra të mëdha që ka lënë gjurmë në historinë e futbollit. Juventusi është një ekip që ka evoluar shumë kohët e fundit, falë edhe disa lojtarve më eksperiencë që ata kanë, sic janë Buffon, Dani Alves, por edhe shumë të tjerë. Do të jetë një garë në të cilën nuk do të ketë shumë gola. Juventusi ka mbrojtje të forte, element që arritën ta vërtetonin edhe në sfidën ndaj nesh. Do të jetë një finale e madhe.”

Përsa i përket garës së “Topit të Artë”, Pique i ka idetë e qarta. Sipas tij nëse bardhezintjë fitojnë përballë Realit, atëherë Buffon e meriton plotësisht këtë trofe.

“Deri më tani Juventusi ka arritur të fitojë Kupën e Italisë, kampionatin dhe nëse fiton edhe Championsin për mua Topi i Artë duhet të shkojë për Buffon. E meriton plotësisht suksesin në të dy garat , pas gjithë sukseseve që ka arritur në karrierën e tij.”

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat