Zyrtare: Juventusi nënshkruan me Cuadradon

Futboll

Zyrtare: Juventusi nënshkruan me Cuadradon

Më: 22 maj 2017 Në ora: 21:10
Juan Cuadrado

Juventusi ka konfirmuar zyrtarisht nënshkrimin me Juan Cuadrado nga Chelsea në bazë të përhershme.

Anësori kolumbian kishte qenë në huazim te Bianconerët për dy sezonet e kaluara, por kishte një detyrim për të blerë nëse kushtet e bazuara në rezultate ishin përmbushur.

Këto kushte janë plotësuar dhe Juventusi ka vendosur të konfirmoj zyrtarisht nënshkrimin me kolumbianin.

“Juventusi njofton se pas përmbushjes së kushteve të parashikuara nga kontrata, është detyrim për të marrë përfundimisht të drejtat e regjistrimit të Juan Cuadrado nga Chelsea”, konfirmon Juve një deklaratë në faqen zyrtare të klubit.

“Tarifa e transferimit të përhershëm prej 20 milionë euro do të paguhet në tre këste vjetore duke filluar nga viti financiar 2017/2018”.

“28-vjeçari ka nënshkruar një kontratë që e lidh atë me Bianconerët deri më 30 qershor 2020”, përfundoi njoftimi i Juves.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat