Bunjaki vazhdon me ëndrrat e tij!

Futboll

Bunjaki vazhdon me ëndrrat e tij!

Nga: Nexhmedin Bunjaku Më: 22 maj 2017 Në ora: 11:22
Nexhmedin BUnjaku

Debate

Përzgjedhësi Albert Bunjaki, kurrsesi të kthjellët dhe të kuptojë rrethanat dhe realitetin në futbollin Europian dhe atë Botëror, vazhdon të sheh ëndrra me syçelë, dhe sipas këtyre ëndrrave, suksesin e përfaqësueses së Kosovës, po e shihka në kualifikimet për Kampionatin Europian me 2020, domethënë, ai beson në ëndrrat e tij që të futet në mesin e kombëtareve superfuqi në futboll si: Gjermania, Franca, Italia, Holanda, Belgjika, Spanja, Portugalia etj.

Përveç vetë Bunjakit dhe Vokrrit që besojnë në ëndrrat e tija, askush tjetër dhe as opinioni i gjerë nuk beson me në demagogjinë e Bunjakit.

Është e vërtetë se përfaqësuesja e Kosovës ka potencial të futbollistëve, por krahas tyre, potencialin e njëjtë nuk e ka Bunjaki dhe shtabi teknik dhe mu për këtë, gjasat janë minimale për kualifikim në Europian apo të jesh krahas fuqive të lartpërmendura të futbollit Europian.

Dijen, punën dhe profesionalizmin e Bunjakit po e përcjellim tash e sa vite dhe çdo herë e më shumë po e bindë opinionin futbolldashës, se ky përzgjedhës dhe shtabi teknik i tij, janë shumë larg nga këto vlera dhe atë çka duhet të ketë një përfaqësuese apo kombëtare e një shteti.

Po e marrë vetëm një shembull nga shumë të tjerë, që tregon pa aftësinë e këtij përzgjedhësi dhe shtabit të tij; Rashica, Celina, Zeneli, po shkëlqejnë në Kampionatin e Holandës, gjë që nuk po e bëjnë në përfaqësuesen e Kosovës dhe me të drejtë shtrohet pyetja: Pse?,  përgjigja është logjike dhe shumë e thjeshtë, sepse në klubet ku ata luajnë, mbretëron një punë profesionale e nivelit shumë të lartë dhe me dije dhe profesionalizëm e shfrytëzojnë edhe atomin e fundit të çdo futbollisti në stërvitje dhe ndeshje, e këto aftësi dhe përvoja, nuk i ka Bunjaki dhe shtabi teknik i tij dhe mu për këtë, fare nuk mund të besoj opinioni futbolldashës se do të bëhen realitet ato ëndrra që po i shohin vetëm Bunjaki dhe Vokrri.

Për të mos ia lënë kohës dhe të humbim hapin, apo këtë hap mos të mundemi ta zëmë edhe shumë vite (gjithnjë duke patur parasysh potencialin që kem të futbollistëve shqiptar që kem nëpër klube jashtë Kosovës, por edhe talentet brenda në Kosovë, urgjentisht duhet federata të reflektoj dhe të shkarkoj Bunjakin dhe komplet shtabin teknik dhe në vend të tyre të sjellin një përzgjedhës me përvojë profesionale, eksperiencë dhe që mund ta përcjellë trendin e zhvillimit dhe avancimit, krahas futbollit Europian dhe atij Botëror.

Si FFK, ashtu edhe përfaqësuesja e Kosovës, duhet njëherë e përgjithmonë të lirohen nga sindromi i miqësisë, “kumarisë” dhe familjarizmit sepse vetëm atëherë do të vijnë sukseset, në të kundërtën, edhe shumë e shumë vite do të “shpresojmë” në ëndrrat e Bunjakit.

Autori është ish-futbollist i Dritës nga Gjilani dhe ish – gjyqtar i futbollit

Qëndrimet nuk janë të redaksisë

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat