Chelsea feston titullin, Manchesterat shumë të fortë

Futboll

Chelsea feston titullin, Manchesterat shumë të fortë

Nga: Kemajl Goca Më: 21 maj 2017 Në ora: 17:55
Pamje nga ndeshja

Chelsea para shikuesve të vet triumfoi me rezultat 5:1 ndaj Sunderlandit dhe festuan titullin e kampionit në Premier League. Chelsea ishin më të mirë se rivali dhe luajtën me komoditet për gjatë 90 minutave, pasi që javë me parë kishin siguruar titullin e kampionit. Adnan Januzaj luajti plot 62 minuta për Sunderland-in dhe për ekipin e tij ishte sfida e fundit në Premier League. Për fitoren e Chelseat realizuan: Willian (8’), Hazard (61’), Pedro (77’), Batshuayi (90’ e 90+2’) dhe për Sunderlandin shënoi: Manquillo (3’). Chelsea është kampion me 93 pikë, kurse Sunderlandi renditet i fundit me 24 sosh.

Manchester City siguroi kualifikimin direkt në Champions League. Skuadra e Cityt me rezultat 5:0 e mposhti Watford-in vendas. Futbollistët Kompany (5'), Aguero (23' e 36'), Fernandinho (41') e Gabriel Jesus (58') realizuan për fitoren bindëse të Cityt. Manchester Cityt renditet në vend të tretë me 78 pikë të mbledhura. Valon Behrami u paraqit standard për Watford-in, por të dëshpëruar nga humbja e thellë. Manchester Utd si vendas e mposhti me rezultat 2:0 Crystal Palacen. Golat i shënuan: Harrop (15’) e Pogba (19’).

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat