Aubameyang golashënuesi më i mirë në Bundesligë

Futboll

Aubameyang golashënuesi më i mirë në Bundesligë

Më: 20 maj 2017 Në ora: 17:36
Pierre Emerick Aubameyang/ Lewandowski

Pierre Emerick Aubameyang është golashënuesi më i mirë i këtij sezoni në Bundesligë.

Me 31 gola të shënuara në 34 ndeshje, sulmuesi nga Gaboni ia ka dalë ta fitojë Këpucën e Artë në elitën e futbollit gjerman.

Aubameyang shënoi dy gola në fitoren 4:3 të Dortmundit ndaj Bremen, për t’ia rrëmbyer vendin e parë Lewandowskit, që ka shënuar 30 gola.

Në vendin e tretë renditet Modesto i Koln me 25 gola.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat