Moratti: Sarri për trajner të Interit

Futboll

Moratti: Sarri për trajner të Interit

Më: 17 maj 2017 Në ora: 15:12
Massimo Moratti

Ish-presidenti i Interit, Massimo Moratti, ka thënë se ish-klubi i tij duhet të marrë Maurizio Sarrin si trajner. 

Sot Moratti mbushi 72 vjet dhe ka folur për situatën e trajnerit tek Interi.

“Antonio Conte, Luciano Spalletti apo Diego Simeone?”, u pyet Moratti për këto tri opsione për trajnerin e ardhshëm të Interit.

“Sarri. Më pëlqen Sarri”.

Inter ka dështuar në të gjitha garat këtë sezon, ndërsa Moratti ka folur për  mundësinë e Juventusit t’i fitojë të tre trofetë.

“Nëse dikush tjetër fiton një, nuk do të thotë që ne humbin. Suksesi ynë mund tu ndodh edhe të tjerëve. Të shohim”.

“Finalja e Ligës së Kampionëve? Nuk do ta shoh, pasi do të jem larg. Do ta pres ta shoh rezultatin”, ka thënë Moratti.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat