Tifozët kthehen të mbështesin Tiranën ndaj Luftëtarit

Futboll

Tifozët kthehen të mbështesin Tiranën ndaj Luftëtarit

Më: 17 maj 2017 Në ora: 14:15
Pamje nga një ndeshje

Tirana është braktisur prej javësh nga tifozët. Përtej fajeve që anojnë nga ana e klubit, humbja e fundit në Korçë dhe mbi të gjitha, pasi kanë parë ekipin e zemrës në vendin e 9-të të renditjes, ka tronditur sportdashësit. Edhe pse “Tirona Fanatics” nuk ka në plan që të bëjë hap pas, pritet që stadiumi të mbushet këtë fundjavë kundër Luftëtarit.

Gjithashtu pritet që të mos ketë grupime të organizuara, por mbështetja për bardheblutë do të jetë më e madhe se në javët e fundit. Skuadra më shumë se kurrë ka nevojë për ta dhe ky vendim i marrë prej një pjese të mirë të tifozëve është reflektuar edhe në rrjetet sociale. Jo vetëm në faqen zyrtare të klubit, por edhe në profilet e tyre personale.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat