Kampioni i Zvicrës interesohet për sulmuesin shqiptar

Futboll

Kampioni i Zvicrës interesohet për sulmuesin shqiptar

Më: 17 maj 2017 Në ora: 11:45
Armando Sadiku

Futbollisti Armando Sadiku sezonin e ardhshëm mund të luajë në Champions League. Sulmuesi shqiptar po shkëlqen me Luganon pas transferimit në fazën e dytë, teksa ka ndihmuar ekipin e tij për të shkuar në Europa League.
Emri i Sadikut ka përfunduar në listën e kampionëve të ri të Zvicrës, Baseli, të cilët e shohin si një blerje të madhe. “Blick.ch” ka bërë me dije se emri i sulmuesit shqiptar është një ndër mundësitë me të cilët Baseli do të kërkojë të përforcohet në afatin kalimtar të verës, për Champions.
"Pa marrë parasysh se ku luan, shqiptari gjithmonë shënon, ndaj dhe mbetet një opsion", shkruan "Blick" në komentin për bomberin kuqezi.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat