Altobelli: Duhet t’ju dëbojnë të dashur lojtaruc...

Futboll

Altobelli: Duhet t’ju dëbojnë të dashur lojtaruc...

Më: 16 maj 2017 Në ora: 12:51
Ilustrim

Nuk është vetëm kontestimi i tifozerisë zikaltër dhe fjalët e ashpra të Vecchi-t ndaj disa lojtarëve. Ai që ka reaguar përmes profilit të tij në Instagram, është edhe Alessandro Altobelli, ish-sulmuesi i Inter-it të dikurshëm. Nuk i ka zgjedhur fjalët në adresë të lojtarëve aktualë të skuadrës nga Milano, raporton telesport. “Europa është gjithmonë e më larg, në 8 ndeshjet e fundit vetëm 2 pikë, pas Mancini, De Boer, Pioli, Vechi!!! Falimenti sportiv tashmë është një fakt”. Nuk mbaron këtu:

“Tani lexoj lojtarë që deklarojnë: “Kush nuk do të rrijë tek Inter duhet ta thotë”. Çfarë? Po bëni shaka? Duhet t’ju dëbojnë të dashur lojtaruc, keni zhgënjyer një qytet si Milano, ju keni treguar se jeni provincialë në aftësitë teknike dhe fenomenalë në paga!!! “Curva Nord” shkoi të drekonte padrejtësisht të dielën, unë nuk dal nga turpi!! Ne do të jemi gjithmonë, ju jeni vetëm kalimtarë!”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat