Hasani: Hasëm disa herë në presion e në dhunë

Futboll

Hasani: Hasëm disa herë në presion e në dhunë

Nga: Kemajl Goca Më: 15 maj 2017 Në ora: 19:36
Fidan Hasani

Flamurtari nga Prishtina festoi rikthimin në elitën e futbollit. Tri javë pa përfunduar edhe zyrtarisht Liga e Parë e Kosovës, Flamurtari së bashku me Vëllaznimin e Gjakovës, do të ngjiten në Superligën e Kosovës.  Flamurtari e Vëllaznimi kryesojnë renditjen me nga 59 pikë, por ende është e paqartë se cila prej tyre do të përfundojë si kampion i Ligës së Parë.

Megjithatë, në taborin e Flamurtarit është festë, pasi që pas një periudhe të gjatë, pra gjashtëvjeçare, u rikthyen në elitë aty ku e kanë vendin. Futbollisti me përvojë, Fidan Hasani, shprehet i lumtur për suksesin e madh, e cila u arrit pas një pune profesionale e me sakrifica të shumta. “Pas shumë sakrificave edhe shumë mundimeve klubi im i zemrës arriti objektivin për t’u rikthyer në elitë.  Vërtet ka qenë organizimi shumë i mirë në krye me kryetarin Imer Ademin, drejtorin Agim Hasanin”, ka thënë Hasani për gazetën kombëtare “Bota sot”. Si e parashikoni Flamurtarin në elitë, pra a mund të luftojë...

(Tekstin e plotë mund ta lexoni të martën në publikimin e shtypur të gazetës kombëtare “Bota sot” në Kosovë)

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat