Shkëndija e Renova ballëlartë

Futboll

Shkëndija e Renova ballëlartë

Nga: Kemajl Goca Më: 14 maj 2017 Në ora: 18:25
Lojtarët e Shkëndijes

Shkëndija nga Tetova bëri paraqitje shumë të mirë, të cilët në udhëtim triumfuan me rezultat 3:2 ndaj Makedonija GP, kuadër të javës së 33-të të Kampionatit të Maqedonisë. Skuadra kuqezi dhuroi lojë shumë të mirë, duke u kthyer me tri pikë të mëdha.  Tetovarët triumfuan falë golave të futbollistëve Besart Abdurahimit (20’), Armend Alimit (60’) e Marjan Radeskit (65’). Ndërkaq, Stojkovski shënoi në minutën e 78-të e Zadrakovski (88’-nga penalltia) për Makedonija GP.

Shkëndija renditet në vend të dytë me 65 pikë, ka 11 me pak se Vardari i Shkupit. Renova nga Xhepçishti i Tetovës, para shikuesve të vet ngadhënjeu me rezultat 1:0 ndaj Sileksit nga Kratova. Në minutën e 9-të, Velinov realizoi për fitoren 1:0. Skuadra e Shkupit mposhtet në Manastir me 1:0 nga Pelisteri. Renova renditet në vend të pestë me 45 pikë, kurse Shkupi është i 8-ti me 33 sosh.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat