E ardhmja e Pepe-s është te Interi

Futboll

E ardhmja e Pepe-s është te Interi

Më: 14 maj 2017 Në ora: 08:57
Pepe

“Marca” jep indikacione të reja se ku do të jetë e ardhmja e Pepe. Sipas gazetës spanjolle, mbrojtësi i Real Madridit do ta vijojë në Serie A karrierën e tij, më saktë te Interi, duke refuzuar ofertat nga Kina.

Kontrata e portugezit me “Los Blancos” skadon në fund të sezonit dhe palët nuk kanë gjetur akordin për rinovimin.

Për Pepen interesohet edhe PSG, por 34-vjeçari preferon transferimin në Itali.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat