Kjo është skuadra e parë që e uron Chelsean për titullin e Premierligës

Futboll

Kjo është skuadra e parë që e uron Chelsean për titullin e Premierligës

Më: 13 maj 2017 Në ora: 00:19
Chelsea

Skuadra e Chelsea ka filluar të marrë urimet e para pas shpalljes kampion i Premierligës.

Është skuadra e Manchester Cityt që ka lënë pas rivalitetin, për të uruar ‘Blutë’ për titullin e gjashtë të Premierligës.

Chelsea me fitoren 0-1 në udhëtim te WBA, siguroi edhe matematikisht titullin e gjashtë në futbollin anglez.

“Urime për Chelsean për titullin e Premierligës në sezonin 2016/2017”, thuhet në urimin e Manchester Cityt.

Kujtojmë se një gjë të tillë ende nuk e kanë bërë Manchester United, Liverpool apo Arsenal.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat