Chelsea kampioni i Anglisë

Futboll

Chelsea kampioni i Anglisë

Më: 12 maj 2017 Në ora: 23:00
Chelsea festa

Mbrëmje historike për Chelsea-n dhe mbi të gjitha për Antonio Conten. Me fitoren 0-1 në fushën e West Bromëich Albion që nuk kishte më objektiva të mbetur në këtë kampionat, blutë e Londrës fituan titullin kampion në Premier League-n angleze.

Mitchy Batshuayi vetëm 7 minuta pasi u hodh në fushë në vend të Pedro Rodroguezit devijoi në rrjetë asistin e Azpilicuetas, duke shënuar golin që zyrtarizoi trofeun më të rëndësishëm të futbollit anglez për Chelsean.

Titull i fituar dy javë përpara mbylljes së kampionatit, në një sezon të nisur me vështirësi, por të karakterizuar nga një ecuri fantastike. Vetëm shtatë muaj më parë qëndrimi i Contes në stolin e Chelsea-t ishte seriozisht në dyshim. Tetorin e kaluar, të gjithë prisnin shkarkimin e trajnerit italian, me blutë që ndodheshin në mesin e tabelës dhe shumë të distancuar nga kryesuesit.

Londinezët vinin nga një merkato vere jo-entuziazmuese krahasuar me ato të rivalëve të Manchester City dhe Manchester United, e për më tepër ky ishte sezoni i parë i Contes në Premier League.

Pas më tepër se 200 ditëve, gjithçka u përmbys. Chelsea bëhet i pakapshëm nga rivalët e Tottenham dhe shpallet matematikisht kampion i Anglisë për të gjashtën herë në histori.

Image

Festë, por edhe përqendrim tek e ardhmja e afërt. Kjo edhe për faktin se me Antonio Conten në stol, për të parën herë në histori Chelsea do të provojë të fitojë dy trofe. Më 27 Maj në “Wembly”, blutë luajnë edhe finalen e FA Cup përballë rivalëve të Arsenalit. Një triumf edhe në këtë duel do ta shndërronte teknikun italian në hero absolut, prej sezonit të parë në futbollin anglez.Image

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat