Klopp: Nuk jemi shumë larg nga Chelsea

Futboll

Klopp: Nuk jemi shumë larg nga Chelsea

Më: 12 maj 2017 Në ora: 13:11
Trajneri i Liverpoolit Jurgen Klopp

Trajneri i Liverpoolit insiston që skuadra e tij ka nivel të përafërt me rivalët e Chelseat.

Jurgen Klopp ka thënë se skuadra që drejton nuk qëndron shumë larg liderit të Premier Ligës.

Ndonëse ‘Blutë’ janë duke marshuar drejt titullit të kampionit, gjermani thotë se skuadra e tij është shumë e përafërt me londinezët sa i përket nivelit të lojës.

“Duhet të shihni ndeshjet të cilat i kemi luajtur kundër Chelseat”, ka thënë Klopp.

“Nuk ishim më keq sesa 14 pikë, kjo është e sigurt, por që ata kanë përvojën, të ftohtë si akulli dhe po marrin pikë. Ata luajnë shumë seriozisht dhe përfundojnë punën kur kanë për ta përfunduar”.

“Të gjithë e dimë se boshllëku nuk është aq i madh”, ka përfunduar ish-trajneri i Dortmundit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat