Vitaku: Pse akuzojmë, kur mundemi t’i gëzohemi licencimit të klubeve të Kosovës në UEFA?

Futboll

Vitaku: Pse akuzojmë, kur mundemi t’i gëzohemi licencimit të klubeve të Kosovës në UEFA?

Nga: Kemajl Goca Më: 12 maj 2017 Në ora: 13:00
Eroll Vitaku

Sportisti i mirënjohur, Eroll Vitaku, një kohë ish-hendbollist, një periudhë ka kontribuar në futboll, është i shqetësuar për disa reagime negative në lidhje me licencimin e klubeve tona nga ana e UEFA-s. “Mbasi lexova që KF Feronikeli është ankuar ne licencimin e klubeve të Kosovës në UEFA, mbeta i zhgënjyer, pse ky mllef dhe akuzë e pse jo  gëzim për këtë sukses? Klubet e futbollit sikur Trepça 89,  Prishtina, Llapi janë klube që kryesisht mbahen dhe garojnë nga të mirat dhe të ardhurat vetanake te personave të biznesit. Kurse KF Feronikeli dihet që shumicën e të ardhurave i gëzojnë nga parat publike të fituara nga njerëzit që përfitojnë tenderë të ndryshëm me ndihmën e anëtarëve te klubit KF Feronikeli e që janë të punësuar nëpër ministri te ndryshme (vet drejtori është në MShP).

Para se të ankohen për klubet tjera kinse çëshjet financiare nuk i kanë në rregull, më mirë është t’i tregohet të gjithë opinionit se nga KF Feronikeli i gëzon ato të ardhura që të paguhen se paku 10 lojtarë në vit me nga 30.000 euro kontrata dhe plus shpenzime tjera për lojtarët tjerë dhe pjesëmarrje në gara që kapin shumën e së paku 500000 euro shpenzimeve në vit?! Besoj shumë që KF Feronikeli është shumë më mirë ti gëzohet këtij licencimi se sa të drejtoj akuza dhe fyerje në drejtim të FFK-së pa arsye. Dhe ne fund sa jemi në dijeni: Klubet licencohen nga UEFA, kurse FFK-ja është aty të bëjë kompletimin dhe dorëzimin e dokumenteve te klubeve në drejtim te UEFA-s. Të nderuar në KF Feronikeli, Urime juve licencimin në UEFA dhe Urime edhe klubeve tjera sikur: KF Trepça 89, KF Prishtina dhe KF Llapi. Atyre klubeve që do të marrin pjesë ne kualifikime në ketë vit, Ju dëshirojmë suksese dhe përfaqësim të denjë në garat e mëtutjeshme në UEFA. Për vitin tjetër, me dëshirë që të ritet numri i klubeve të licencuara në UEFA? Shëndet dhe gëzuar”, shkruan Vitaku.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat