Conte: Jemi me fat që nuk kemi pasur lëndime

Futboll

Conte: Jemi me fat që nuk kemi pasur lëndime

Më: 12 maj 2017 Në ora: 05:43
Antonio Conte

Antonio Conte i ka dhënë një pjesë të meritave edhe stafit të tij.

Chelsea i Antonio Contes ka arritur me sukses të mbaj pozitën e parë në tabelën e Ligës Premier në shumicën e kohës.

Megjithatë, trajneri italian i Chelseat ka theksuar se një meritë të madhe e ka edhe stafi i skuadrës që ka punuar fizikisht mirë me futbollistët duke shmangur lëndimet e shpeshta të futbollistëve.

“Unë mendoj se këtë sezon ne jemi shumë të mirë dhe gjithashtu jemi pak me fat që patëm mundësinë për të shmangur shumë lëndime”, ka thënë fillimisht Conte në një konferencë shtypi në Stamford Bridge.

“Ne nuk kemi pasur shumë lëndime këtë sezon dhe ky është një fat për ne”.

“Kur e keni këtë lloj situate, pa shumë lëndime, zakonisht përpiqeni të mos luani me të njëjtët lojtarë, për të përdorur 15, 16 ose 17 lojtarë, mendoj se këtë sezon ne kemi punuar shumë, por jemi gjithashtu shumë mirë dhe jemi gjithashtu shumë me fat”.

“Mendoj se gjatë gjithë këtij sezoni ne kemi punuar shumë në aspektin fizik dhe në aspektin taktik, në përpjekje për të shmangur këtë lloj situate, për të shmangur shumë lëndime”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat