Berisha akuzon FFK-në dhe Vokrrin! Një burim në FFK thotë: Feronikeli duhet të piqet! 

Futboll

Berisha akuzon FFK-në dhe Vokrrin! Një burim në FFK thotë: Feronikeli duhet të piqet! 

Nga: Kemajl Goca Më: 11 maj 2017 Në ora: 17:32
Berisha

Drejtori i përgjithshëm i KF Feronikelit nga Drenasi, Artan Berisha, akuzon edhe kreun e Federatës së Futbollit të Kosovës, Fadil Vokrri, se ka gisht në mënyrën se si ka ndodhur licencimi i klubeve. “Për neve si klub, ky proces është i kriminalizuar në tërësi nga Fadil Vokrri. Na vjen keq që në vitin e parë që ju dha mundësia FFK me bë licencimin e kriminalizoj në tërësi këtë. E themi se, kemi fakte të pamohueshme të cilat ia kemi prezantuar edhe Vokrrit por as që ka dashur të dëgjojë sepse veç e kishte ndarë mendjen. Për këtë edhe ka bërë presion të madh të komisioni dhe ka pas falsifikim masiv të dokumentacionit nga ana e zyrtarëve te FFK-së në krye me Vokrrin për te cilat ata do të mbajnë përgjegjësi”, ka thënë Berisha për gazetën kombëtare "Bota sot".

Pse mendoni? “Kemi fakte i nderuar, të cilat do të bëhen publike në ditët në vijim”, tha Berisha. Burimet brenda Federatës së Futbollit të Kosovës, thonë se janë Komisionet dhe ekspertët që merren me këtë punë. Sipas tyre, UEFA është ajo që vendos për këtë çështje, se cila i plotëson kriteret dhe jo FFK. Burimi brenda federatës ka thënë se, Feronikelit i duhet ende që të piqet si klub në shumë aspekte.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat