Dilemat në futbollin e Kosovës!

Futboll

Dilemat në futbollin e Kosovës!

Nga: Kemajl Goca Më: 11 maj 2017 Në ora: 11:08
Pamje nga një ndeshje

Debate

Dilemat në elitën e futbollit! E para, cila skuadër do të përfundojë në vend të dytë? E dyta, cila do të mbetet në barazh? Kampioni i ri dihet: Trepça ’89 nga Mitrovica. Tri javë deri në përfundim, vazhdon ankthi se cila nga ekipet do të mbeten në barazh e cila do t’i ikë. Në këtë luftë shumë të ngushtë pa dyshim se janë Liria nga Prizreni, Ferizaj dhe Drita nga Gjilani, ndërsa Trepça nga Mitrovica është pajtuar me largim nga elita. Cila nga këto tri ekipet e ka orarin më të përshtatshëm? Në javën e 31-të, Liria do ta presë Trepçën, pastaj i shkon Feronikelit në Drenas, dhe në javën e fundit (e 33-të) në Prizren ndeshet me Hajvalinë.  Ferizaj ka punë mjaft të vështirë, sepse në javën e 31-të takohet me Gjilanin, pastaj i shkon në Pejë kundër Besës dhe në fund, në Ferizaj ndeshen me Llapin nga Podujeva.

Drita ka një orar shumë të mirë, sepse e presin Hajvalinë, dhe pastaj ndeshen me rivalin vendas, Gjilanin dhe në fund, e presin Besën. Drita të gjitha ndeshjet do t’i luajë në Gjilan dhe ka një orar shumë të mirë, por asgjë nuk e ka të sigurt, sikurse edhe Liria dhe Ferizaj, sepse secili gabim i tyre në tri ndeshjet e fundit do të jetë fatal dhe duhet të kërkojnë shpëtimin në garat e barazhit.  Mbetet të shihet se cila prej tyre do t’i ikë zonës së barazhit, sepse në bazë të pikëve vështirë është të parashikohet se cila mund të jetë më afër qëllimit. Sa i përket skuadrave që duan vendin e dytë ose të jenë nënkampion, vërtet i presin tri javë shumë interesante. Feronikeli dy ndeshje do t’i luajë në Drenas, së pari takohet me Prishtinën, rivalin direkt për vend të dytë, pastaj ndeshet me Lirinë që lufton për mbijetesë dhe në fund luan në konak të kampionit të ri, Trepçës ’89.

Prishtina orvatet për vend të dytë, e cila do të kërkon fitoren në Drenas, pastaj në javën e 32-të do të ndeshet me Trepçën ’89 në stadiumin ‘Agron Rama’ në Kastriot dhe në javën e fundit do të luajë në Skenderaj me Drenicën. Llapi që mëton me çdo kusht por vetëm me lojëra të mira pozitën e dytë. Ata në javën e 31-të, do të luajnë në Mitrovicë me Trepçën ’89, pastaj e presin Drenicën dhe në fund luajnë në Ferizaj. Dilema që ende nuk janë zgjidhur, cila skuadër në vend të dytë e cilat në barazh. Dy gjëra dihen: Trepça dhe Hajvalia kanë humbur statusin në elitë, kurse Trepça është kampion i ri i Kosovës, që pritet të përfaqësojë vendin tonë në garat evropiane. Përveç Trepçës ’89 cila skuadër tjetër do të jetë që do të shkojë në garat evropiane, mbetet të shihet pas finales së Kupës së Kosovës, ndërmjet Besës e Llapit. Një fakt mos të harrojmë, se në garat evropiane do të shkojë ajo skuadër që ka përmbushur të gjitha kriteret çfarë i kërkon UEFA.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat