Dy shqiptarë në garë për futbollistin e muajit në Zvicër

Futboll

Dy shqiptarë në garë për futbollistin e muajit në Zvicër

Nga: K.G. Më: 9 maj 2017 Në ora: 11:36
Sadiku e Alioski

Dy ekipet, si Grasshoppers dhe Lugano, dominojnë me futbollistë në garë për “Lojtarin më të Mirë” të muajit prill. Shqiptarët Armando Sadiku e Ezgjan Alioski janë në garë për futbollistin e muajit. Sadiku e Alioski luajnë për Luganon, ndërsa i pari është edhe reprezentues i Shqipërisë, kurse i dyti luan për Maqedoninë.

Këta janë të përzgjedhur nga e përditshmja zvicerane “Blick” për titullin e “Lojtarit të Muajit”. Në garë janë edhe Manuel Akanj (Baseli), Caio (Grasshoppers) e Munas Dabbur (Grasshoppers). Për futbollistin fitues, jepet edhe një çek prej 2000 frangash zvicerane.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat