Griezmann zhgënjen Realin, tregon ku dëshiron të transferohet

Futboll

Griezmann zhgënjen Realin, tregon ku dëshiron të transferohet

Më: 6 maj 2017 Në ora: 17:15
Antonio Griezmann

Antonio Griezmann i ka dërguar sinjalet e para skuadrës së Manchester United.

Ylli francez me gjasë të madhe do të largohet nga Atletico Madrid në fund të sezonit, dhe për të interesim po shprehin shumë skuadra të mëdha evropiane, përfshirë edhe Real Madridin.

Por këtë të fundit, kanë marrë një lajm aspak të mirë nga agjenti i lojtarit, që ka deklaruar se Manchester United janë opsioni i parë për lojtarin.

Ky transferim do të ishte lehtë i realizueshëm nëse United siguron një vend që dërgon në Ligën e Kampionëve.

“Në jemi në fazën e informacionit për klubet që kanë interesim konkret”, ka deklaruar agjenti i lojtarit, Eric Olhats.

“Nuk përjashtohet edhe zhbllokimi i klauzolës, kur dihet se ai po kërkohet nga United, City, Chelsea, Barcelona e Real Madrid”.

“United ishte skuadra e parë që është interesuar për të, dhe ata mbesin opsioni i parë”, ka shtuar ai.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat