Inter planifikon afrimin e Nainggolan

Futboll

Inter planifikon afrimin e Nainggolan

Më: 6 maj 2017 Në ora: 13:16
Inter

Inter do të tentojë goditjen e madhe në merkaton e verës. Bëhet fjalë për mesfushorin e Romës, Radja Nainggolan, i cili duket jashtë planeve të drejtorit sportiv Monchi. Në Milano janë të bindur të investojnë te mesfushori 29-vjeçar dhe paratë nuk mungojnë në arkën e klubit që gjatë merkatos së verës do të bëjë një revolucion në skuadër, me apo pa trajnerin Pioli në stol. Lajmin e bën të ditur “Corriere Dello Sport” që thekson se belgu konsiderohet njeriu i duhur për t’i lënë në dorë çelësat e mesfushës edhe pse do të jetë shumë e vështirë që të shkëputet nga Roma nëse pronarët kinezë nuk prezantohen me një ofertë joshëse në Trigoria.

Në këtë mënyrë, drejtori sportiv Ausilio e ka hequr këmbën nga gazi në lidhje me disa pista të tjera pasi e ka përqëndruar pjesën më të madhe të Arsenalit pikërisht në bisedimet për afrimin e Nainggolan. Aktualisht, mesfushori është në pritje për të mësuar projektin e Romës së re po gjasat janë të pakta që ai të vazhdojë të ndjekë rrugën aktuale. Një tjetër pistë për të ardhmen e tij është edhe Manchester United. Jose Mourinho po e ndjek prej kohësh dhe portugezi beson se bashkë me Pogba ata mund të bëhen dy nga mesfushorët më të mirë të botës për të kompletuar kështu repartin më delikat të skuadrës së tij.

“Djajtë e Kuq” po studiojnë terrenin dhe nuk kanë hyrë ende në lojë, prandaj Interi po ecën me hapa gjigandë për të djegur konkurrencën e anglezëve, interesimi i të cilëve mund ta rrisë ndjeshëm vlerën e kartonit të lojtarit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat