Këlni mposht Werderin, fitoi duelin për zonën Europiane

Futboll

Këlni mposht Werderin, fitoi duelin për zonën Europiane

Më: 6 maj 2017 Në ora: 01:52
Modest

Këlni dhe Werder Bremen zhvilluan një sfidë të jashtëzakonmshme mes tyre në ndeshjen hapëse të javës së 32-të të Bundesligës që dhuroi 7 gola por dhe përmbysje në rezultat. Vendasit triumfuan 4-3 në “Rhein Energie Stadion” duke barazuar Werderin me pikë në klasifikim për një garë të ethshme deri në fund për një vend në Europë. Miqtë që vinin pas një serie të gjatë rezultatesh pozitive morën shumë shpejt dy goditje pas golave të Modeste dhe Bittencourt, por megjithatë reaguan për pesë minuta me Bartels dhe Gbrselasie duke vendosur barazpeshën.

Gjithsesi emocionet në pjesën e parë nuk kishin përfunduar pasi në të 44-trën Këln mori një epërsi të merituar me Zollerin.

Në pjesën e dytë Këln u duk sikur vuri 3 pikët në kasafortë pas golit të 4-tërt të Modest por Gnabry rihapi sërish ndeshjen ë të 62-tën, pavarësisht se deri në fund vendasit ruajtën fitoren duke mos lejuar Verder të shkëputet në garën për Europën.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat