Chelsea shton interesimin për Koulibalyn

Futboll

Chelsea shton interesimin për Koulibalyn

Më: 5 maj 2017 Në ora: 18:12
Koulibaly

Klubi londinez ka përqendruar vëmendjen te mbrojtësi i Napolit.

Antonio Conte ia ka bërë me dije pronarit të klubit Roman Abramovich, që Kalidou Koulibaly është objektivi i tij primar për afatin kalimtar veror.

Conte kishte tentuar transferimin e tij edhe gjatë verës së kaluar, por Napoli kishte refuzuar shitjen e tij.

Sipas Football Italia, Chelsea ka kthyer sërish vëmendjen ndaj Koulibaly, për të cilin është gati që të ofrojë 55 milionë euro, që shihet si zëvendësues i John Terryt, i cili do të largohet nga klubi në përfundim të stinorit..

Chelsea nuk do të ketë punë të lehtë në transferimin e mbrojtësit, pasi për të po interesohet edhe skuadra e Arsenalit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat