Çfarë statistikash, 621 minuta pa gol për Juven!

Futboll

Çfarë statistikash, 621 minuta pa gol për Juven!

Më: 4 maj 2017 Në ora: 22:37
ilustrim

A është kjo mbrojtja më e mirë në historinë e Juventusit? Nëse i hedhim një sy shifrave që ka reparti i prapavijës tek bardhezinjtë, atëherë pyetja është mëse legjitime. Asnjë gol i pësuar në ndeshjet brënda në shtëpi. Një lojtarë i vetëm mund të të dhurojë fitoren dhe nëse skuadra ka një mbrojtje të fortë, këtu shtohet dhe fitimi i  kampionatit, titujt kampionë në të gjitha kompeticionet ku merr pjesë. Në edicionin futbollistik 2016-2017 ecuria e Juventusit është e jashtëzakonshme dhe me shumë mundësi do të futet në librat e historisë në botën e futbollit.

Treshja e famshme Messi-Suarez-Neymar nuk arriti dot ta mposhte murin bardhezi dhe legjëndën e portës Gianluiggi Buffon. 621 minuta dhe zero gola të pësuar. Statistikë e frikshme për kundërshtarët e “Zonjës së Vjetër”. Meritë absolute ka treshja e prapavijës, Barzagli-Bonucci-Chiellini. Për ta vitet kalojnë, por ky fakt nuk përmbën problem, përkundrazi i maturon dhe i bën më të sigurt. Alex Sandro është garancia në krahun e majtë, një tjetër vlerë e shtuar është emri i Dani Alves. Miralem Pjanic është truri i mesfushës.

Gianluiggi Buffon, 621 minuta e portën e pa prekur, pa dyshim që merita është edhe atij. Një jetë në portën e bardhezinjve, ndoshta Giggi i këtij sezoni është më i mirë që mund të kemi pari ndonjëherë. Champions League është trofeu që i mungon një legjende si ai. Më njërën këmb pranë finales së Cardiff,  e nëse objektivi arrihet, ndoshta do të pasohet edhe me një tjetër trofe, atë të “Topi të Artë”. Janë me njerën dorë tek titulli i 7- kampionë si dhe kanë një finale për tu lujatur, atë të Kupës së Italisë”.

Sulmi është qershira mbi tortë. Higuain-Dybala-Mandzukic, tre emrat që të dërgojnë drejt fundit të rrjetës. Juventusin e ndajnë nga pjesa e të bërit histori, vetëm 2 takime. Performanca e kampionëve të Italisë përgjatë këtij sezoni, të bën të besosh se objektivi është i realizueshë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat