Cana i thur elozhe Juventusit, por ka edhe dy fjalë për Higuainin

Futboll

Cana i thur elozhe Juventusit, por ka edhe dy fjalë për Higuainin

Më: 4 maj 2017 Në ora: 11:16
Në një ndeshje kur Cfuana ruante Higuainin

Ish-kapiteni i kombëtares së Shqipërisë, Lorik Cana i ka thurur elozhe Juventusit dhe në veçanti Higuainit për fitoren madhështore dje kundër Monaco-s. Ai ka qenë i ftuar në studion e “Tring Sport” dhe ka analizuar sfidën që “Zonja e Vjetër” fitoi 2:0 në Monaco.

“Higuain është një sulmues i jashtëzakonshëm. Kam luajtur kundër tij në disa ndeshje dhe po ju them se kur nuk është mbipeshë, ai është një ndër dy apo 3 më të mirët në botë. Kur ka disa kilogram më tepër si sot (dje) ai bën diferencën gjithsesi, por ama kur është në peshën e duhur ai nuk përmbahet. Ka lëvizje të jashtëzakonshme”, deklaroi Cana. “Mendoj se ishte gabim t’i lejosh Juventusit aq shumë hapësira në mbrojtje. Juvja është skuadër që ka kundërsulm të shkëlqyer dhe dihet se, po u le hapësira, ata të ndëshkojnë në një formë apo ndonjë tjetër. Ishte e pakuptueshme se si lanë aq shumë hapësira.

Goli i parë i Juves ishte një kryevepër, ndërsa goli i dytë është një gol i krijuar nga Dani Alvesh dhe Higuain. Sa i përket dështimit të sulmit të Monakos, mendoj se eksperienca bën diferencën. Francezëve u duhej ndeshja perfekte dhe rastet i patën, por nuk patën qetësinë dhe cinizmin që kanë zakonisht ekipet e mëdha në ndeshje kaq të rëndësishme”, u shpreh Cana.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat