Fabregas, gati për të nisur një eksperiencë të re

Futboll

Fabregas, gati për të nisur një eksperiencë të re

Më: 3 maj 2017 Në ora: 15:51
Cesc Fabregas

Futbollisti Cesc Fabregas është gati për të nisur një eksperiencë të re në Angli. Mesfushori i Chelseat ka ngjallur interesin e Manchester United e Liverpool dhe “Blutë e Londrës” nuk do t’i kundërvihen dëshirës së lojtarit por për ta lënë të lirë do të kërkojnë rreth 35 milionë Euro.

29-vjeçari ka një kontratë që e lidh me Chelsean deri në vitin 2019 por Conte është i lëkundur nëse mund t’i besojë çelësat e mesfushës dhe në këtë mënyrë, Mourinho e Klopp kanë përfituar nga kjo situatë duke hedhur grepat. Gjatë këtij sezoni, lojtari spanjoll edhe pse nuk e nisi titullar, ka arritur të bindë trajnerin italian duke fituar përherë e më shumë hapësira.

Ai numëron 25 ndeshje ku në 10 prej tyre është nisur titullar. Në rast largimi të Fabregas, Chelsea mendon të afrojë 22-vjeçarin e Onaco, Tiemoue Bakayoko i cili ndiqet gjithashtu edhe nga disa klube të tjera në Angli, Gjermani e Itali.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat