Napolit e ka vënë Rashicën në krye të listës...

Futboll

Napolit e ka vënë Rashicën në krye të listës...

Më: 2 maj 2017 Në ora: 16:38
Rashica

Futbollisti nga Kosova, Milot Rashica, është kthyer në objektivin numër një të klubit ku luan edhe mbrojtësi shqiptar, Elseid Hysaj. Me largimin e Joze Maria Cajellon, Napoli kërkon një zëvendësues dhe Rashica është futbollisti më ideal për këtë rol.

Gjërat bëhen më serioze kur një lajm të tillë e publikon edhe prestigjiozja italiane, “Corriere della Sera”. Gazeta pohon lajmin se drejtori sportiv i Napolit e ka vënë në krye të listës për afatin e ardhshëm kalimtar talentin e ri nga Kosova.

Milot Rashica është duke kaluar një formë të shkëlqyet te Vitesse dhe kartoni i tij vlerësohet diku te 5 milionë euro. Duke parë edhe moshën e tij mjaft të re, vetëm 21 vjeç, ky investim në merkato do të ishte i goditur nga ana e Napolit pasi Rashica e ka treguar tani veten e tij dhe vlerat që ka si futbollist.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat