Simeone flet për ndeshjen me Realin dhe punën e Zidanes

Futboll

Simeone flet për ndeshjen me Realin dhe punën e Zidanes

Më: 1 maj 2017 Në ora: 20:27
Diego Simeone

Ndeshje e zjarrtë pritet të jetë ajo ndërmjet Real Madridit dhe Atletico Madridit në kuadër të gjysmëfinales së Ligës së Kampionëve.  

Në konferencën për shtyp trajneri i ‘Los Colchoneros’, Diego Simeone, ka folur për takimin i cili mbetet special për ta.

“Dua një skuadër me ultras të Atleticos. Kundër “Los Blancos” do të jetë e vështirë. Të shënojmë një gol në “Bernabeu” do të ishte shumë e rëndësishme për ne, sepse ndeshja e dytë do të jetë në shtëpinë tonë. Nuk e parashikoj dot rezultatin e ndeshjes”.

“Gjyqtar? Shpresoj që askush të mos e vë re praninë e tij, ashtu si duhet të jetë. Do të kemi të gjithë presionin që krijon ambienti i Real, duhet të tregohemi të fortë.”

“Puna e Zidane te stoli i Real Madrid ka qenë spektakolare dhe e ka çuar këtë ekip në një formë dhe paraqitje të i ka dhënë mundësinë të jetë pretendente kryesore në Ligën e Kampionëve dhe La Liga”, ka thënë Simeone.

Ndeshja zhvillohet nesër (e martë) nga ora 20:45.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat