Inter kërkon rikthimin e Marquinhos në Serie A

Futboll

Inter kërkon rikthimin e Marquinhos në Serie A

Më: 1 maj 2017 Në ora: 14:43
Correa Marquinhos

Skuadra italiane, Inter po synon të përforcohet në repartin defensivë gjatë verës.

Emri i ri në listën e gjigantit italian, është mbrojtësi brazilian i Paris Saint Germain, Correa Marquinhos.

22-vjeçari po e zhvillon edhe stinorin e tij të katërt me fanellën e PSG-së me një formë të jashtëzakonshme.

Kësisoj ‘Neroazzurrët’ janë duke planifikuar transferimin e tij gjatë verës.

Sipas medieve italiane, Inter po mendon të ofrojë rreth 45 milionë euro për transferimin e reprezentuesit brazilian.

Në rast transferimi të Marquinhos në Inter, do të ishte një rikthim për brazilianin në Serie A.

Ai gjatë stinorit 2012-13 veshi fanellën e Romës nga ku u transferua te PSG.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat