Maliqi: Liridon, nuk të rritem për të paraburgosur...

Futboll

Maliqi: Liridon, nuk të rritem për të paraburgosur...

Nga: Kemajl Goca Më: 1 maj 2017 Në ora: 13:59
Liridon Maliqi

Ish-futbollisti, Agim Maliqi, dot si mbushet mendja se si një futbollist është paraburgosur për 48 orë! Nuk e kupton as nuk ia përthekon logjika!  Maliqi lutet që futbollisti i Prishtinës, Liridon Leci, sa më parë të lirohet nga paraburgimi! Sipas tij, ai u arrestua në një ndeshje kampionale dhe në fanellë të klubit me renome Prishtina, jo në qytet as në kafiteri dukë bërë gjëra të pahijshme.  

Maliqi është ndihmëstrajner i Hajvalisë, tha se Liridonin e rriti Kosova si sportist dhe jo të paraburgoset pa asnjë arsye, vetëm se ka reaguar ndaj policisë. “Kjo foto tregon ma se miri që futbollistët nuk janë të mbrojtur nga askush as nga forcat e rendit e që fatkeqësisht ata nuk duhen të ndërhyn në fushë ndaj lojtareve përveç nëse sulmohet ndokush, kësi skena s’kemi parë kurrë në futbollin ndërkombëtar. ku janë tash ata që duhet ti mbrojnë lojtarët? Pse heshtin, folni”, shkruan Maliqi.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat